Super Shkëndija, "perla" e Ibrahimit kualifikon skuadrën shqiptare (VIDEO)
Shkëndija me 10 lojtarë eliminon Botosanin në rrethin e tretë të Europa Ligë.

Shkëndija e Tetovës ka arritur që të fitojë në Rumani sonte me 10 lojtarë duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Europa Ligë

Shkëndija e Tetovës sonte ka arritur një fitore tepër të madhe kundër Botosanit në Rumani.

Ishte një ndeshje ku Shkëndija e Tetovës luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të e ndeshjes ku Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u kualifikuar kështu në rrethin e tretë të Europa Ligës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Besart Ibraimi në minutën e dytë të ndeshjes.

Pjesa e parë në përgjithësi ishte më e mirë për Shkëndijen madje edhe fillimi i pjesës së dytë dersa në përjashtimin e Alimit.

Botosani u mundua të barazojë rezultatin por Shkëndija e ruajti atë.

Shkëndija do të luajë kundër Tottenham e cila do zhvillohet në Maqedoni.
Shtuar më 17/09/2020, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori