Super Strakosha, i mohon golin nga penalltia Udineses (VIDEO)
Lazio po fiton 2-0 kundër Udinese-s në shtëpi falë golave të Caicedo (21') dhe autogolit të Sandro (24'), por edhe falë Thomas Strakoshës,

Bardhezinjtë kanë patur mundësinë të ngushtojnë diferencat në minutën e 52-të me një penallti, por numri një i kombëtares kuqezi ka ndalur goditjen e De Paul me një pritje të mrekullueshme.

Lazio lufton për një vend në Champions League dhe kjo fitore do të ishte jetike për t'i mbajtur bardhekaltrit në garë. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori