Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Super Thomas Strakosha, Lazio kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)
Thomas Strakosh ka bërë mrekullinë sonte duke dërguar Laziogjysmëfinale të Kupës së Italisë.

90 minuta mes Interit dhe Lazio përfunduan në barazim pa gola, duke shtyrë skuadrat në 30 minuta shtesë.

Ishin vendasit që kalonin në epërsi ndaj Interit me golin e sulmuesit italian, Ciro Immobile.

Interi reagon në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Mauro Icardit që shënon nga penalltia.

Kështu skuadrat shkuan te gjuajtjet e penalltive. Thomas Strakosha i dha kualifikimin skuadrës së tij duke pritur goditje e Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan.

Ndërsa nga Lazio gaboi Riza Durmisi dhe Immobile, Parolo, Acerbi dhe Leiva realizuan për skuadrën e Inzaghit, pasi për Interin shënoi: Brozovic, Soares dhe Icardi.

Kështu Lazio kalon në gjysmëfinale të Kup♪7s s1% Italisë që do të përballen me Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2019, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori