Super Tottenham, super Kane, Dortmundi ndjen mungesën e Dembeles (VIDEO)
Pëlqej
Sfida më të fortë të grupit ku merr pjesë dhe Real Madrid me APOEl, ishte Tottenham që më në fund theu mallkimin e “Wembley-t” duke mundur Borussia Dortmund me rezultatin 3-1.

Ishte një paraqitje fantastike e djemve të Mauricio Pochettino-s, të cilët gjetën golin Son që në minutën e 4-të.
Borussia kundërpërgjigjet menjëherë me ukrainasin Yarmolenko por më pas vijnë dy supergolat e Harry Kane, i cili është rikthyer të shënojë pas thatësirës së gushtit.

Një fitore shumë e rëndësishme e anglezëve të cilët me sa duket do të luftojnë me Borussia Dortmund për vendin e dytë të Grupit H. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori