Super United nën drejtimin e Gigs (VIDEO)
Manchester Unitedi ka regjistruar fitore prej 4-0 kundër Norwich Cityt në Old Trafford, në ndeshjen e parë të Ryan Giggsit në rolin e trajnerit.
Gjysma e parë u mbyll me epërsi prej 1-0 për vendasit, falë një goli të shënuar nga Wayne Rooney nga pika e bardhë (41’).

Menjëherë porsa arbitri dha shenjë për fillimin gjysmës së dytë, Rooney realizoi golin e dytë personal (48’).

Rastet e vendasve vazhduan përmes Rooney dhe Welbeck, ndërsa lojtari që zëvendësoi këtë të fundit, u regjistrua në listën e golashënuesve.

Nuk kaluan as tri minuta pasi hyri në lojë dhe Juan Mata realizoi (63’). Portieri mysafir mbrojti një goditje të Rooneyt, por topi shkoi te Phil Jones, i cili harkoi te spanjolli dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjet.

Mata u tregua zëvendësim i duhur nga trajneri Giggs, pasi ai shënoi përsëri (73’). Valencia ishte asistues.

Trajneri i ri nuk e ftoi as në bankën rezervë talentin Adnan Januzaj. 19-vjeçari nuk ishte pjesë e skuadrës.

Manchester Unitedi është në vend të gjashtë në tabelë me 60 pikë, gjashtë më pak se Tottenhami dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Spursat.
Shtuar më 26/04/2014, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori