Super Uzuni, shënon gol fantastik ndaj Osijekut
Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

23-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Osijek. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, falë autogolit të Krstanoviç. Ndërkohë në minutën e 45-të ishte Uzuni që me një parabol mjaft të bukur kaloi portierin kundërshtar duke i dërguar skuadrat në dhomat në baraspeshë totale.

Goli i 3-të në kampionatin kroat për futbollistin e kombëtares shqiptarë, i cili po shndërrohet në lider te skuadra bardheblu që aktualisht mban vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit.

Shtuar më 25/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori