Superclasico River-Boca blindohet Madridi, frikë nga përplasja mes tifozerive
Pëlqej
Të dielën në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë mes River Plate dhe Boca Juniors, në derbin e përjtshëm që do zhvillohet në Santiago Bernabeo, shrkuan Albeu.com.

Për shkak të trazirave të mundshme Madridi është blinduar teksa për mbarvajtjen e supersfidës do të angazhohen mbi 2 mijë policë, Brenda dhe jashë stadiumit.

Për këtë arsye autoritet spanjolle kanë kthyer mbrapsht Maxi Mazzarro, një nga udhëheqësit kryesorë të grupit famëkeq ultras "Barrabravas", duke e bllokuar sapo zbarkoi në aeroportin "Barajas".

Gjatë orëve në vazhdim pritet të mbërrijnë në Spanjë edhe Rafa Di Zeo dhe Mauro Martin, dy liderët e tjerë të ashtuquajturit grupi “12”, të cilët janë pajisur me vizë, pavarësisht vendimit për të mos i lejuar që të hyjnë në "Santiago Bernabeu".

Ndërkohë sa i përket ndeshjes sfida e parë e luajtur në mesin e muajit nëntor përfundoi 2-2. Sfida e këthimit do të vendosë se cila skuadër do të fitojë Copa Libertatores.

Ky trofe është po aq i rëndësishëm sa Liga e Kampioneve në Europë. /albeu.com/


Shtuar më 06/12/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori