Supergol, gëzim i çmendur dhe karton i kuq (VIDEO)
Bundesliga dhuroi këtë javë një prej ndeshjeve më spektakolare të këtyre javëve të para. Hannover 96 arriti të mposhtë 3-2 Werder Bremen në një ndeshje të mbushur me spektakël dhe emocione.

90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 2-2 por në minutat shtesë futbollisti i vendasve, Szabolcs Huszti, shënoi një supergol duke i dhënë 3 pikët Hannoverit.

Por festimi i "çmendur" i golit i kushtoi rëndë mesfushorit, i cili mori dy kartona të verdhë njëri pas tjetrit: i pari për shkak të heqjes së fanellës dhe i dyti për shkak se shkoi dhe u hodh te tifozët që gjendeshin pas portës së Werder Bremen.

Karton i kuq që po shkakton shumë polemika në Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori