Supergol nga 30 metra, portieri pëson dëmtim të rëndë
Pëlqej
Mosha është thjesht një shifër për ish-mesfushorin holandez të Milanit, De Jong. 34-vjeçari ka shënuar një perlë për skuadrën e Al Ahli në kampionatin e Katarit në sfidën ndaj Al-Gharafa.

Skuadra e De Jong arriti të triumfonte me rezultatin 3-1. Holandezi lëshoi një silurë nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar, i cili pas golit pësoi një dëmtim të rëndë në dorë dhe e kishte të pamundur të çohej.

Gjatë karrierës së tij, De Jong është aktivizuar me shumë klube si Ajax, Hamburg, Manchester Siti, Milan La Galaxy, Galatasaray, Mainz dhe së fundmi Al Ahli.
Shtuar më 06/12/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori