Supergoli i fundjavës vjen nga Kili (VIDEO)

Hoze Luis Munjoz on Vidnews.

Një gol spektakolar i kësaj fundjave, vjen nga Kili. Në ndeshjen mes O’Higins dhe Kokuimbo Unido, ishte sulmuesi kilen Hoze Luis Munjoz, që bëri një realizim fantastik.

Pasi mori topin në mesfushë, 31-vjeçari pa se portieri ishte larg portës së tij, dhe pa u menduar dy herë, lëshoi një top të lartë, që shkoi e u përplas direkt e në rrjetë, ndërsa portieri kundërshtar u gjunjëzua, duke mos pasur asgjë se çfarë të bënte. Ndeshja shkoi në shifrat 2-0, dhe gjithçka ishte e mbyllur me këtë perlë.

Shtuar më 10/03/2019, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori