Superiorja minutë pas minute, rezultatet në tre ndeshjet e para
Superiorja vijon garimin, teksa prej orës 13:45 kanë nisur tre përballjet e para të javës së katërt. Në “Selman Stërmasi” Tirana kërkon rikthimin te fitorja, kundër një Bylisi ndryshe nga vjet, por që gjithmonë u hap probleme ekipeve kundërshtare.

Në Fier Apolonia është në kërkim të triumfit të parë dhe përballë ka Partizanin, që nuk është në ditët e tij më të mira. Gjithsesi formacioni i kuq ka kampionë plot dhe shikohet si favorit. Takimi tjetër që po luhet është ai mes Skënderbeut dhe Kastriotit, në qytetin juglindor të Korçës.

Shtuar më 25/11/2020, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori