Superkupa e Europës 2018 në Tiranë? UEFA merr vendimin
UEFA ka marrë sot vendimin në lidhje me stadiumin ku do të luhet finalja e Superkupës së Europës në vitin 2019.

Garën ku merrte pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit me stadiuminArena Kombëtare” e ka fituar Turqia,raporton Panorama, teksa institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë ka preferuar stadiumin “Vodafone Arena” të klubit të Beshiktashit.

Në këtë mënyrë, fituesit e Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës në sezonin e ardhshëm do të udhëtojnë drejt Stambollit për të luajtur në një stadium të inauguruar në prill të 2016 dhe që ka kushtuar 100 milionë dollarë.

Nga qytetet konkurruese për të fituar të drejtën e pritjes së kësaj ndeshjeje prestigjioze, vetëm Tirana garonte me një projekt dhe jo me një stadium të mirëfilltë, duke qenë se “Arena Kombëtare” është ende në fazën e ndërtimit.
Shtuar më 20/09/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori