Superkupa e Europës, Ancelotti: Favoritë vetëm nga emri
Pëlqej
Carlo Ancelotti, në një intervistë për "realmadrid.com", ka deklaruar se kërkon që të vazhdojë të mbushë me suksese historinë e Real Madrid, duke nisur që nga Superkupa e Europës që do të luhet mbrëmjen e 12 gushtit dhe që do të vërë përballë madrilenët ndaj skuadrës së Sevillas.

Superkupa e Europës - "Është një ndeshje e rëndësishme sepse është një finale e një kompeticioni ndërkombëtar. Është e veçantë pasi është ndeshja e parë zyrtare pas një Botërori për lojtarët e mi. Nuk do të jetë e lehtë të përgatitet, por duam ta fitojmë. Jemi favoritë vetëm nga emri".

Sfida të reja - "Sezonin e kaluar fituam Kupën e Mbretit dhe trofeun më të rëndësishëm, Champions League. Pas këtyre sukseseve, menjëherë kemi nisur të mendojmë për sezonin që pritet të nisë së shpejti. Duam të fitojmë trofe të tjerë pasi kjo është filozofia e Realit. Të gjithë duam të përmirësojmë historinë e këtij klubi".

Përsëritja e suksesit në Champions - "Është shumë e vështirë të përsëritet. Kemi më shumë besim tek vetja si skuadër, të shohim se sa do na ndihmojë kjo gjë gjatë këtij sezoni". /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori