Superkupa e Europës, Simeone do trofeun
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone flet për një nga sfidat më të rëndësishme të ekipit të tij për këtë sezon, atë të SuperKupës së Europës kundër Chelsea-it. Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, tekniku 42-vjeçar deklaroi se ky trofe është shumë i rendesishem dhe për këtë aryse shpreson që ta fitojë ekipi i tij.

"SuperKupa është një trofe i rëndësishëm. Pasi fituam Uefa Europa League, do të ishte shumë bukur sikur të mundënim fituesit e Champios League. Shpresojmë që të jemi ne ata të cilët do të shijojnë titullin dhe jo Chelsea. Për sezonin e kaluar dhe fitimin e europa league, mund të them që ishte dicka e jashtëzakonshme. E dinim që përball kishim një kundërshtar të fortë, por gjithcka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Simeone.

Përsa i përket ekipit të tij Simeone pohoi se lojtarët këtë sezon janë më të fortë. Gjithashtu trajneri argjentinas bëri dhe një koment për rivalët e Chelsea.

"Lojtarët janë më konkurrues dhe numerikisht jemi më mirë. Këtë vit humbëm Diegon, i cili është një lojtar shumë i mirë, që kishte vizion dhe që finalizonte në gjuatje. Për ekipin e Chelsea mund të them që është shumë kompetitiv dhe ka një trajner serioz, që i ka dhënë një strukturë solide grupit. Dinë të kundërpërgjigjen mirë dhe kanë mjaft potencial", u shpreh tekniku i "Los Colchoneros".

Edicioni i 31 i SuperKupës së Europës do të zhvillohet më 31 Gusht në Monaco. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2012, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori