Di Maria përmbys Rennes me një supergol, Neymar i mërzitur nuk feston në tribunë (VIDEO)
Paris Saint Germanin ka përmbysur Rennes në Superkupën e Francës. Kryeqytetasit e mbyllën në disavanatzh pjesën e parë teksa miqtë realizuan në minutën e 13 me Hunou, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, skuadra e Tuchel në pjesën e dytë përmbysi gjithcka me golat e Mbappe dhe Di Marias. Ky i fundit realizoi super gol me anë të një goditije dënimi.

Por Neymar i cili është i pranishëm në tribunë nuk festoi golin e Di Marias, duke mosduatrokitur me pjesën tjetër të stafit.

Mediat pranë Barcelonës bëjnë të ditur se Neymar kërkon kalimin te Barcelona, madje brazilani nuk dëshiron të flasë me klubin francez për të ardhmen e tij.

Kjo në fakt duket një formë hakmarrje ndaj klubit, pasi për të lënë të lirë PSG-ja kërkon 300 milion euro. /albeu.com/


Shtuar më 03/08/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori