E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Superkupa e Gjermanisë, Bayern-Dortmund formacionet zyrtare




Sezoni i futbollit 2019/20 në Gjermani fillon sonte në orën 20:30, me përballjen mes kampionit të Bundesligës, Bayern Munich, dhe nënkampionit, Borussia Dortmund, në Superkupën e Gjermanisë, në “Signal Iduna Park”.

Dy skuadrat ishin të përfshira në një garë të zjarrtë për trofeun e Bundesligës vitin e kaluar. Dortmundi e mbajti kreun e ligës për një pjesë të madhe të sezonit, mirëpo një krizë afër fundit të sezonit ia dha Bayernit titullin e shtatë radhazi të kampionit të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

Kjo ka qenë një verë përplot ndryshime për skuadrën e Niko Kovacit, pasi që ata po e fillojnë sezonin e ri pa Franck Riberyn e Arjen Robbenin për herë të parë pas një dekade.

Edhe Dortmundi ka qenë i zënë duke e rindërtuar skuadrën me lojtarë si Thorgan Hazard dhe Julian Brandt. Ata do të tentojnë që këtë sezon ta fitojnë titullin për herë të parë që nga viti 2012.
Shtuar më 03/08/2019, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori