Superkupa e Italisë edhe këtë vit do të luhet në Arabinë Saudite
Superkupa e Italisë, Juventus-Lazio, do të luhet sërish në Arabinë Saudite.

Ende nuk është bërë zyrtarizimi, por ky duket se është vendimi i Serisë A.

E zbulon drejtori operativ i Juventusit, Giorgio Ricci, gjatë asamblesë së aksionarëve, ku tha: "Sa i përket Superkupës, edhe pse nuk duhet ta zyrtarizojmë ne, do të luhet në Arabinë Saudite, pak a shumë në muajin dhjetor".

Data dhe stadiumi ende nuk janë zyrtarizuar, por nuk pritet të ketë surpriza.

Kontrata e nënshkruar me arabët parashikon që 3 edicione në 5 vite do të luhen në Arabinë Saudite.

Duke qenë se edicioni i parë pati sukses absolut, atëherë arabët kanë ushtruar të drejtën që edhe Superkupa e radhës të zhvillohet në këtë vend.

Shtuar më 24/10/2019, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori