Superkupa e Italisë, Juve-Lazio në fund të dhjetorit: Shtyhen 2 ndeshje të Serie A
Do të luhet në dhjetor
Superkupa italiane, që do të shohë përballë Juventus e Lazio.
Një sfidë që duhet të shkaktojë
shtyrjen e dy ndeshjeve (ato ku do të jenë të impenjuar bardhezinjtë e bardhekaltrit) të
javës së 17 të
Serie A.
Nuk është komunikuar ende data zyrtare e ndeshjes, në program për tu luajtur në Stadio Internazionale Re Fahd në Riad (Arabia Saudite), por me shumë mundësi do të luhet mes 20 e 22
dhjetorit.
Në këtë mënyrë,
Superkupa do të bëjë të mundur
shtyrjen e dy ndeshjeve të
javës para Krishtlindjes, takimi i fundit përpara pauzës dimërore. Bëhet fjalë për Sampdoria-Juventus e Lazio-Verona, ndeshje që do të rikuperohen më pas në 2020.
Shtuar më 11/10/2019,
ora 19:51