Superkupa e Spanjës me risi, do të organizohet një "final-four" si në basketboll
Pritet revolucion sa i përket organizimit të Superkupës së Spanjës, duke nisur që nga edicioni e vitit 2019. Federata Spanjolle e Futbolli ka programuar ndryshimin e formatit, që pritet të aprovohet në Asamblenë e muajit prill.

Por ku konsistojnë ndryshimet? Qeveria e futbollit spanjoll ka vendosur të përshtatë modelin “Final Four”. Për trofeun do të përplasen vendi i parë dhe i dytë i kampionatit dhe dy finalistet e Kupës së Mbretit. Në total do të luhen 3 ndeshje, gjysmëfinalet dhe finalja.

Formati i ri do të diskutohet në asamble, për t’u hedhur më pas në votim.
Shtuar më 19/02/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori