Superkupa e Turqisë do të luhet në Shkup?
Gazeta "Makedonski Sport" duke i'u referuar burimeve sipas saj, të sigurta, shkruan se mundësitë që Superkupa e Turqisë në futboll të luhet në Shkup janë të mëdha. Siç shkruan kjo gazetë, përfaqësues të Federatës Turke të Futbollit gjenden në vizitë disa ditore në Shkup për të përfunduar detajet, dhe pritet që të arrijnë dhe inspektorë për të analizuar stadiumin e qytetit "Filipi i Dytë".

"Mundësitë që Superkupa e Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasaray të luhet në Shkup janë të larta. Ndoshta edhe më të larta, duke u referuar burimeve të sigurta të gazetës, i cili poashtu thekson se kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan dëshiron personalisht që kjo ndeshje të zhvillohet në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori