Superkupa, Emery: Kemi patur fatin e keq të njohim Bale-n
Pëlqej
Përpara se të merret me Gareth Bale, ekipit të Sevillas i është dashur që të sistemojë në fillim problemin me avionin që e transportoi nga Andaluzia në Cardiff të Uellsit. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se për shkak të një defekti, skuadra e Sevillas është nisur me dy orë me vonesë nga Spanja. Ekipi në fjalë ka lënë tokën iberike rreth orës 12:00 dhe mbërriti në Uells në orën 15:00.


Frika - Në prag të Superkupës së Europës, trajneri i Sevillas Unai Emery zbuloi se i druhej vetëm "njeriut të finaleve", Gareth Bale. "Fatkeqësisht, kemi pasur mundësinë që ta njohim atë gjatë La Ligas së vjetshme kur Reali mundi Sevillan 7-3. Ajo ishte një ndeshje shumë e bukur për spektatorët, por jo dhe aq për ne", nisi konferencën për shtyp numri një i Sevillas.

E rëndësishmja - Mes të tjerash, 42-vjeçari shpjegoi se: "jemi përpjekur që ta përgatisim më së miri këtë ndeshje. Duam që të bëjmë maksimumin që ky takim të mos influencojë të gjithë sezonin".

I pyetur se si kishte menduar ta ruante rezultatin, Emeri u shpreh i sinqertë: "Kemi menduar që të ndalojmë që në start shpërthimet e Ronaldos, Bale dhe Benzema. Por, nga ana tjetër, do të na duhet që t’i ruhemi edhe goditjeve të Kroos, Rodrigez dhe Modriç". /albeu.com/



Shtuar më 12/08/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori