Superkupa, ja dënimet për Napolin
Superkupa e Italisë kundër Juventusit i kushton shumë Napolit. Gjykata Sportive, në bazë të pamjeve filmike nga ndeshja e Pekinit, shpalli vendimet për sjelljen e skuadrës së kaltër në fushën e lojës.

Institucioni sportiv vendosi që Goran Pandev dhe Andrea Dossena të skualifikohen për 2 javë kurse trajneri Walter Mazzari dhe Zuniga me vetëm 1 javë.

Pandev është dënuar për gjestin e tij kundër një prej asistentëve në minutën e 40-të pjesë së dytë, në të cilën 29-vjeçari i është drejtuar me shprehje fyese gjatë kohës kur loja ishte ndalur.

Dossena për episodin në fundin e takimit ku mbrojtësi shfaqi një pamje kërcënuese ndaj gjyqtarit, kurse tekniku italian për kundërshtimin e një prej vendimeve që 50-vjeçari reagoi duke duartrokitur në mënyrë ironike dhe duke dalë nga zona e përcaktuar teknike.

Në këtë mënyrë në ndeshjen e parë të Seria A kundër Palermos, Napoli do të ketë tre mungesa të rëndësishme në formacion. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori