Superkupa, Klopp: Do mbahet mend gjatë ky sukses
Pëlqej
I entuziazmuar pas triumfit, Jurgen Klopp tha se tifozët e Borusias së Dortmundit duhet të bëjnë T-shirt për të festuar fitoren 2-0 ndaj Bayern Munchen në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Përgatitjet e Borussia Dortmundit për përballjen në "Signal Iduna Park" nuk ishin nga më idealet, pasi verdhezinjtë u mposhtën 4-0 nga Liverpool në një miqësore të dielën e kaluar në "Anfield Road".

Gjithsesi djemtë e Klopp u shfaqën më të mprehtë se Bayerni, duke dominuar me lojë e rezultat, dhe trajneri i Dortmundit është i kënaqur me mënyrën se si kampi i tij reagoi pas takimit të fundjavës, e padyshim dhe me trofeun e parë të sezonit.


"Ne thamë se donim ta hidhnim pas krahëve disfatën me Liverpulin dhe këtë bëmë. Ne u mbrojtëm shumë më mirë. Gjithshka luhej për të fituar një trofe dhe ne ja dolëm ta fitonim atë. Na duhet të bëjmë bluza për të kujtuar këtë ndeshje", u shpreh tekniku i Borussias.



Padyshim që tjetër humor mbizotëron te Bayerni, Kapiteni Phillip Lahm i cili e nisi ndeshjen nga stoli para se të zëvendësonte Thomas Myller në fillimin e pjesës së dytë, nxitoi të tregonte numrin e lojtarëve të skluadrës bavareze që ende janë duke punuar për të arritur formën e duhur, si arsyen pas disfatës me Borussian.

"Kemi shumë lojtarë që po stërviten prej shumë pak kohe, kemi dhe shumë lojtarë të dëmtuar që qëndruan në shtëpi. Ja pse ishte e vështirë", tha kapiteni Lahm. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori