Superliga e Shqiperise, ja rezultatet
Albeu.com
Java e dyte e Kategorise Superiore ka konfirmuar dy skuadra, Dinamo dhe Besa, qe tashme tregojne se jane ne gjendje te fitojne edhe ne transferte, madje ne fusha te veshtira.Dinamo ka shpartalluar Flamurtarin ne Vlore, 3-0, ndersa Besa ka mundur Shkumbinin ne Peqin 2-1. Ne kete menyre, te dyja skuadrat, jo vetem jane ne krye te renditjes me pike te plota, me nga dy fitore secila, por kane zhvilluar lojerat me bindese dhe kane arritur rezultatet me pretenduese te mundshme.

Ndeshja e zhvilluar dje ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores ka pare te perballen dy skuadrat me te mira te javes se pare te sezonit.

Vlonjatet qe kishin mundur 1-3 Tiranen ne kryeqytet vinin ne kete takim me synimin per te ruajtur ate vazhdimesi te mire edhe ndaj bluve.

Ndersa Dinamo, pas nje fitoreje kunder te krutaneve te sapopromovuar ne eliten e futbollit shqiptar, kerkonte rikonfirmim si nje pretendente e denje per titull pikerisht ndaj Flamurtarit.

Fati i ka buzeqeshur skuadres se Muçes, e cila ka rezultuar me efikase. Pas vetem 37 minutash loje, Bakaj ka bere te heshte stadiumi “Flamurtari” me golin e avantazhit.

Me rifillimin e pjeses se dyte, kur pritej reagimi i vendasve, Sefa çon ne dy numrin e golave per Dinamon. Goli i “KO”-se ka ardhur ne minuten e 64, ku Plaku shenon edhe golin e fitores 3-0.

Nje humbje zhgenjyese per Flamurtarin, i cili merr nje grusht te forte, ndoshta ne nje moment euforik. Besa ia del te fitoje ne Peqin nje ndeshje te paralajmeruar si shume te tensionuar.

Ne minuten e trete shenon Cikalleshi per Kavajasit dhe dyfishon Mihani ne te 63-en. Ne te 81-en ngushton Mustafaraj, por kaq nuk mjafton per Shkumbinin.

Rigjen fitoren Teuta e Durresit, ne shtepi, duke mundur 2-1 Kastriotin e Krujes, qe nuk e njeh ende piken ne kete kampionat, nderkohe qe Gramozi befason Laçin, ne fushe, teksa barazon 1-1.

Kategoria Superiore

Java 2

Tirana-Skenderbeu 1-0

90’+1’ (p) Nallbani

Laçi-Gramozi 1-1

55’ (p) Nora / 57' Hyseni

Shkumbini-Besa 1-2

81' Mustafaraj / 3' Cikalleshi, 63' Mihani

Teuta-Kastrioti 2-1

Mile 16’ e 84’ (p) / 28’ Abazaj

Flamurtari-Dinamo 0-3

37' Bakaj, 58' Sefa, 64' Plaku

Vllaznia-Apolonia 1-0

90’+3’ Nallbani


Renditja

Skuadrat N P

1. Dinamo 2 6
2. Besa 2 6
3. Flamurtari 1 3
4. Apolonia 1 3
5. Skenderbeu 1 3
6. Vllaznia 1 3
7. Tirana 2 3
8. Teuta 2 3
9. Gramozi 2 2
10. Shkumbini 2 1
11. Laçi 2 1
12. Kastrioti 2 0
Shtuar më 30/08/2009, ora 19:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori