Superliga: Tirana ndal Flamurtarin, Vllaznia hyn në valle (VIDEO)
Pëlqej
Janë luajtur katër ndeshje të kampionatit shqiptar të futbollit ku në qëndër të vëmendjes ka qënë supersfida midis Tiranës dhe Flamurtarit. Ndeshja që të kujtonte vitet e arta të futbollit shqiptar ka përfunduar me fitoren e bardhebluve me rezultatin 2-1. Pejic ka kaluar Tiranën në avantazh në minutën e 24, por në pjesën e dytë Flamurtari zgjohet dhe barazon në minutën e 56 me anë të Xhafaj. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Plaku me një gol të bukur shënon dhe golin e fitores për Tiranën e cila arrin të ndalë një Flamurtar pretendent për titull.

Elbasani ka mposhtur në fushën e tij Bylisin me rezultatin 3-2. Edhe kjo ndeshje ka qënë një fitore e minutës së fundit nga Elbasani pasi goli i fitores është shënuar në minutën e 92. Xhafa kalon në avantazh miqtë në minutën e 20 pas një parabole të bukur, por Dalipi barazon në minutën e 59 dhe Sadiku kalon Elbasanin në avantazh në minutën e 63. Miqtë kanë gjetur barazimin sërish me Begën në minutën e 71, i cili harron që ka patur më para një karton të verdhë dhe nga gëzimi i golit, heq fanellën duke marrë kështu edhe kartonin e dytë të verdhë. Për Elbasanin ka qënë më e lehtë kundër 10 futbollistëve dhe ka gjetur golin në minutën e 92 me autor Radovic.

Vllaznia fiton në Shkodër përballë Kastriotit minimalisht 1-0 dhe futet në luftën për titull pasi gjendet 7 pikë larg Flamurtarit kryesues. Për shkodranët ka menduar Vajushi që në minutën e 8 duke i dhënë fitoren kështu skuadrës së tij.

Një fitore historike ka arritur edhe Shkumbini në Peqin kundër Laçit pasi e ka mbyllur ndeshjen me 9 futbollistë. Miqtë nga Laçi kalojnë të parët në avantazh në minutën e 21 kur beratasi Mile shënon. Gëzimi ka zgjatur vetëm një minutë pasi vendasit barazojnë me anë të Kulit . Mancaku pas një ndërhyrje të rëndë del me karton të kuq në minutën e 60 por kjo nuk i demoralizon vendasit. Madje u jep më shumë zemër pasi në minutën e 83 do të gjejnë dhe golin e fitores me anë të Grbovic. Në minutën e 92 merr karton të kuq edhe Kuli por kjo duhet vetëm për statistikë, pasi nuk ka më kohë për Laçin i cili duhet ti nënshtrohet forcës së peqinasve në shtëpinë e tyre.

Sot do të zbresë në fushë Skëndërbeu i cili udhëton për në Durrës ku do të përballet me Teutën vendase, ndërsa nesër zbresin në fushë kampionët e Dinamos të cilët udhëtojnë për në Kavajë ku do të përballen me skuadrën me probleme të Besës. (albeu.com)


Video me të katërta ndeshjet

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/UztjpbGNdyY?fs=1&hl=it_IT">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>

Shtuar më 29/11/2010, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori