SuperMessi: 289 gola, 111 asiste
Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të katërt rradhazi duke hyrë në historinë e futbollit si futbollisti i parë që bën diçka të tillë edhe pse është vetëm 25 vjeç. Ceremonia në Zyrih vërtetoi edhe një herë se ylli argjentinas është lojtari më i mirë në botë për momentin dhe një ndër më të mëdhenjtë të historisë së sportit më popullor në planet.

Në një shkrim të "El Mundo Deportivos", dedikuar pikërisht kampionit argjentinas, shihen qartë shifrat e frikshme të "Pleshtit" me fanellën e Barcelonës.

Messi ka marrë pjesë në 400 gola të Barcelonës, nga 1151 në total me 289 gola të shënuar dhe 111 asiste për shokët e skuadrës, duke realizuar 35% të punës totale të skuadrës.

Nëse në sezonin e parë me katalanasit amerikano-jugori kryente vetëm 1% të punës së ekipit, në sezonin 2004-2005 u ngjit në 53,68% duke qënë aktiv në 102 nga 190 golat total të Barcelonës.

Edhe gjatë sezonit aktual 2012-2013, Lionel Messi po ecën me hapa të frikshëm. Deri tani ai ka shënuar 26 nga 61 golat e Barçës.

Ky pra është Lionel Messi, 4 herë fitues i "Topit të Artë". /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori