Supersfida Angli-Kosovë, analizë dhe parashikim në "kokë" (VIDEO)
Sot në mbrëmje Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishem të vitit atë ndaj Anglisë në transfertë, ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin e Southampton "St Mary’s" në orën 20:45.

Në prag të sfidës, nga Anglia nuk do të luajnë Aaron Wan-Bissaka dhe Jesse Lingard për shkak të dëmtimeve, ndërsa nga fillimi trajneri i Anglisë pritet të hedhë në fushë ndaj Kosovës lojtarët Jadon Sancho, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Trent Alexander-Arnold mund të startojnë para Marcus Rashfordit, Ross Barkleyt dhe Kieran Trippierit.

Ndërkohë që Kosova do të vazhdojë mos të ketë në dispozicion pesë futbollistë të formacionit startues, por kjo nuk ka ndikuar në skuadër duke dëshmuar edhe në fitoren 2-1 kundër Republikës së Çekisë.

Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë lojtarët që nuk do t’i shohim në ballafaqim me anglezët.

Bernard Challandes pritet që të bëjë ndryshime edhe sa i përket formacionit bazë, ku do të ketë ndryshime pas takimit me çekët.
Zvicerani pritet që edhe në strategji paksa të ndryshojë pas paraqitjeve fantastike të kombëtares së Anglisë.

Statistikat për Anglinë dhe Kosovën:

Anglia ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia ka shënuar të paktën katër gola në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia ka fituar në dy pjesët e takimit në tri ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Anglia ka shënuar mbi dy gola në katër ndeshjet e fundit të Anglisë (Kampionati Evropian).

Kosova ka shënuar gol të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).

Kosova ka pranuar të paktën një gol në katër ndeshjet e para (Kampionati Evropian).

Të paktën dy gola janë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Kosovës (Kampionati Evropian).

Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat që njihen prej FIFA-s.

Analizë

Anglia ka shënuar 3 fitore në po aq ndeshje të kualifikimeve për "Euro 2020". Anglezët deri më tani kanë realizuar 14 gola dhe ka pranuar vetëm një duke u renditur i pari në Grupin A.

Kosova është konkurrentët e tyre më e afërt duke zë pozitën e dytë në saje të tetë pikëve, megjithëse kanë luajtur një lojë më shumë.

Parashikimi: Anglia 2-2 Kosova







Shtuar më 10/09/2019, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori