Supersfida Kukësi-Tirana, verilindorët me 2 mungesa të rëndësishme
Kukësi ka dy mungesa shumë të rëndësishme Valon Et’hemin e Emiljano Mustën, të cilat i kanë rënduar nënkampionëve në lojën e tyre. Të dy futbollistët kanë shumë peshë sa i përket lojës së tyre.

takimin e fundit ndaj Bylisit, verilindorët përveç Et’hemit e Mustës iu mungoi dhe Olsi Teqja, i cili shleu dënimin me takimin e Kupës së Shqipërisë.

21-vjeçari Et’hemi ka probleme me gjurin dhe pritet që të mungojë dhe ndaj Tiranës. Ai nuk ka dalë në stërvitje dhe ditën e djeshme. Mesfushorit do t’i duhen dhe të paktën 10 ditë që të rikthehet të luajë. Në të njëjtën linjë është dhe Musta, i cili ka pasur problematika të trashëguara në muskujt e barkut, të cilat e kanë shqetësuar herë pas here. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se lojtari do mungojë të paktën dhe 2 javë të tjera, pasi do trajtojë rigorozisht këtë problematikë.

Shtatlarti elbasanas po zhvillon terapi intensive për muskujt e barkut dhe do të presë përgjigjen përfundimtare të mjekëve për mënyrën sesi do të vijojë rikuperimi i tyre. Nëse nuk do të zgjidhet kjo problematikë me terapi dhe mënyra të tjera të specializuara mjekësore, si alternativë mund të konsiderohet dhe operacioni. Gjithsesi, fjala e fundit iu takon mjekëve.
Shtuar më 20/09/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori