E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Supersfida me Kukësin e gjen Partizanin të gjymtuar
Pjesa e fundit e sezonit nxjerr në pah se sa mbajnë gjunjët e skuadrave, si dhe cilësinë e stolit. Momentalisht, Partizani duket mirë nga gjunjët, ndonëse nuk kanë munguar thumbimet dhe parashikimet nga rivalët direkt.

Trajneri Gega nuk e ka pasur të plotë grupin në dy javët e fundit, panoramë e cila do të jetë prezente edhe për sfidën e radhës, ku i pret transferta me Kukësin.

Dy mungesa janë të sigurta për këtë takim në repartin mbrojtës. Hektor Idrizaj do të mungojë deri në fund, pasi ka operuar kupën e gjurit pas dëmtimit në derbi. Gjithashtu, do të mungojë edhe Lum Rexhepi, që ndaj Teutës plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë.

Me Rexhepin të pezulluar, minimumi një ndryshim në formacion është i pritshëm. Por, duke ditur se ka edhe të dëmtuar që janë në dyshim, parashikohet që ndryshimet të jenë më të shumta, por Partizani ka treguar se e ka stolin me kualitet. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori