Supersfida Napoli-Liverpool, do i ndalë Hysaj me shokë kampionët e Europës
Liverpooli do ta fillojë mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve në përballje me Napolin, që edhe në sezonin e kaluar ishin së bashku në fazën e grupeve.

Vendi: Stadio "Sao Paolo"

Lajme rreth ekipeve

Napoli

Lorenzo Insigne u rikthye nga lëndimi në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias në fundjavën e kaluar, derisa mund të startojë ndaj The Reds.

Elseid Hysaj dhe Arkadiusz Milik janë në dyshime për t’u paraqitur në ndeshjen e parë të napolitanëve në garën më të madhe për klube në Evropë.

Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski do të jenë përkrah Allan në mesfushë, derisa transferimi i verës Hirving Lozano duket se do të startojë.

Lojtarët e lënduar

Liverpooli

Divock Origi pësoi një lëndim në fitore 3-1 të Liverpoolit ndaj Newcastles dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Ai u bashkohet Alisson Beckerit dhe Naby Keitas që janë të lënduar.

Andreë Robertson gjithashtu është në dyshim për paraqitje në këtë takim, pasi nuk ishte në stërvitje të hënën. James Milner do të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes nëse Robertson nuk është i gatshëm.

Jurgen Klopp do të jetë i detyruar që ta ndryshojë formacionin nga ai me Newcastlen. Joe Gomes do të shpresoj që të startojë në këtë takim si mbrojtës qendror apo i djathtë.

Roberto Firmino pritet të startoj në këtë ndeshje, pasi ishte i pushuar nga përballja e fundjavës së kaluar. Jordan Henderson po ashtu pritet të rikthehet në formacion.


Lojtarët e lënduar

Fakte

Liverpooli i ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. The Reds për shumë kanë shënuar dy gola për ndeshje nga pesë në gjashtë sfidat e fundit në këtë garë.

Analizë

Napoli e mposhti 2-0 Sampdorian në fundjavën që shkoi, gjersa Liverpooli ftoi 3-1 ndaj Neëcastles.

Liverpooli dhe Napoli ishin në grup të njëjtë edhe në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, derisa që të dyja e fituan nga një përballje.

Të dy klubet kishin nga një fitore minimale 1-0 në shtëpitë e tyre, derisa pritet një takim tejet i vështirë në Itali.

Parashikimi: Napoli 1-1 Liverpool.
Shtuar më 17/09/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori