Surpriza e veçantë e alpinistit për Lionel Messin
Një surprizë e veçantë për "galaktikun" e Barcelonës, Lionel Messin ka ardhur nga një alpinist.

Alpinisti i quajtur Dan Zengluobu, ka ngjitur majën e Everestit ku jo shumë vetë kanë arritur ta bëjnë për shkak të vështirsive të shumta, dhe në vend që të ngre flamurin e kombit të tij siç bëjnë shumica, ai ka preferuar që të ngre lartë fanellën e Messit.

Lionel Messi nuk ka ngurruar ta falenderoj atë duke shkruar:
“Urime për arritjen në majën e Everestit, diçka e jashtëzakonshme! Dhe shumë falënderime që më shfaqe dashurinë nga atje lart”. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori