Surpriza ne ndeshjet e Champions, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)
Albeu.com
Rezultate surprizë në ndeshjet e zhvilluara sonte në kuadër të ndeshjeve në grupe në Ligën e Kampionëve. Barcelona dhe Liverpool janë turpëruar para tifozëve të vet ndërsa Interi është mjaftuar me barazim. Ja rezultatet dhe golat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara sonte ...Në grupin F, pas barazimit kundër Interit, skuadra ruse Rubin Kazan e ka mposhtur kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Barcelonën. Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.

Takimi tjetër i Grupit F, i zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Dynamo Kyivit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2. Ukrainasit kaluan dy herë në epërsi, ndërsa zikaltrit arritën ta barazojnë rezultatin, por jo edhe të shënojnë fitore, ndërsa ky ishte barazimi i tretë i Interit pas tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve.


Ndeshja kryesore e të martës mbrëma në ligën e Kampionëve është zhvilluar në Anfield, ndërmjet Liverpoolit dhe Lyonit. Të Kuqtë kanë pësuar humbjen e katërt radhazi (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Premier Ligë), duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga ekipi francez.

Në takimin tjetër të Grupit E, të zhvilluar ndërmjet Debrecenit dhe Fiorentinas, janë shënuar më së shumti gola, me ç’rast Viola ka dalë fitues me rezultat 4-3.

Pas xhiros së tretë, në Grupin E prin Lyoni me nëntë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Fiorentina me gjashtë pikë.


Në grupin H, Arsenali nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i skuadrës holandeze AZ Alkmaar, pasi që vendasit kanë arritur të barazojnë në fund të takimit. Në takimin tjetër të këtij grupi, Olympiakosi ka dalë fitues përballë Standard Liege duke shënuar fitore me rezultat 2-1.

Pas xhiros së tretë, Grupit H i prin Arsenali me shtatë pikë, ndërsa Olympiakosi gjendet në vendin e dytë me gjashtë pikë.


Ja rezultatet dhe golat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara sonte ...


Grupi E


Debrecen 2 – 4 Fiorentina




Liverpool 1 - 2 Lyon









Grupi F

Barcelona 1 – 2 Rubin Kazan




Inter 2-2 Dinamo Kiev











Grupi G

Stuttgart 1 : 3 Sevilla










Rangers 1 : 4 Unirea



Grupi H

AZ 1 : 1 Arsenal






Olympiakos 2 : 1 Standard



TE GJITHE GOLAT E SHENUAR SONTE - SHKURT

Shtuar më 21/10/2009, ora 04:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori