Surprizë që në start, Swansea mposht United në "Old Trafford" (VIDEO)
Pëlqej
Pritej një start i lehtë dhe me fitore për Manchester United, por Premier League e nis sezonin e saj 2014-2015 me surprizë që në ndeshjen e saj të parë sezonale.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve nga Uellsi falë golit të Sung-Yueng Ki në minutën e 28, ndërsa 8 minuta nga starti i 45 minutave të dyta Wayne Rooney barazoi gjithçka falë një super-goli.

Kur u mendua se do vinte përmbysja për djemtë e Louis Van Gaal Swansea gjeti edhe golin e dytë në minutën e 73 me autor Gylfi Sigurdson duke bërë të heshtë "Old Trafford".

Që prej minutës së 24 për Manchester United u aktivizua edhe Adnan Januzaj por pa mundur të ndihmojë skuadrën e tij që të shmangte humbjen. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori