Surprizon Greqia dhe rënditet e dyta, Kolumbia e para (VIDEO)
Përfaqësuesja e Kolumbisë ka regjistruar edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit C duke u treguar skuadra më e fuqishme e këtij grupi.

Në xhiron e tretë, kombëtarja jugamerikane e mposhti Japoninë me rezultat 4-1.

Juan Cuadrado e zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar nga penaltia (17’), ndërsa Shinji Okazaki barazoi para se skuadrat të shkonin në pushim (45’).

Mirëpo, në fraksionin e dytë, kolumbianët rikthyen epërsinë duke shënuar tre gola të tjerë – me anë të Jackson Martinez, i cili realizoi dy gola (55’ dhe 82’) dhe James Rodriguez (90’).

Në takimin tjetër të Grupit C, Greqia e ka mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat 2-1 duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Andreas Samaris shënoi për grekët në gjysmën e parë (42’), ndërsa rezultatin e barazoi Wilfried Bony (74’).

Megjithatë, evropianët nuk u dorëzuan deri në fund dhe në minutat shtesë e shënuan golin që i kualifikonte. Georgios Samaras realizoi nga penaltia.

Në raundin tjetër, Kolumbia do të luajë kundër Uruguait, ndërsa Greqia do të ketë punë me Kosta Rikën.
Shtuar më 25/06/2014, ora 00:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori