Suso ironizon me Interin: I kam refuzuar dy herë
Sulmuesi i skuadrës së Milanit, Suso së bashku me Higuain janë kërcënimet më të mëdha të Interit në derbin e Madoninës. Për të nxehur edhe më tepër këtë takim ka menduar spanjolli Suso i cili tha se e ka refuzuar dy herë skuadrën e Interit pasi dëshironte të lunate vetëm për fanellat kuq e zi.

"Më kërkuan në 2017 dhe verën e shkuar, por nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milani, jam i kënaqur që kam qëndruar te kuqezinjtë. U habita kur Mirabelli tha që nuk dinte asgjë për ofertën e Interit, sepse kisha biseduar me të për këtë gjë. Synimi ishte të qëndroja te Milani”, tha Suso. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori