Suso tregohet besnik për të ardhmen
"Nuk kam rinovuar akoma, por përfundimisht do të qëndroj tek Milan." Këto janë fjalët e Suso, lojtarit të Milanit, në prag të çmimeve Sportitalia.

"Ne po bëjmë një ekip të shkëlqyeshëm, qëllimi është të përmirësojmë atë që bëm vitin e kaluar. Unë jam shumë i knaqur me Milanin, është skuadra ime. Milan un dhe familja ime janë të lumtur, falenderoj të gjithë tifozët." tha spanjolli Suso për mediat, përcjell Albeu.com.

Skenari është gjithmonë i njëjtë, Spanjolli kishte arritur një marrveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 me përmirsim page prej 1 milionë euro në 2.5 milionë euro, por e kishte gjetur atë me Gallianin. Ndryshimi i pronësisë ka ngadalësuar marrveshjen, të cilën Suso shpreson ta arrijë shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori