Suso tregon prapaskenat: Në verë më kontaktoi Interi
Suso është kthyer në një nga lojtarët kryesorë tek Milani.

Së fundmi spanjolli në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ka treguar një prapaskenë të ndodhur në merkaton e verës ku ai u kontaktua nga Inter dhe i refuzoi ato.

“Në verë kisha ndërruar menaxherin tim dhe Interi menjëherë kishte bërë një ofertë që unë të bëhesha pjesë e atij klubi. Të them të drejtën nuk e di se çfarë përgjigje i ka dhënë përfaqësuesi im, pasi unë ia kisha bërë të qarta idetë e mia, se nuk doja të largohesha nga Milani dhe te rinovoja kontratën. Këtu ndihem mjaft mirë dhe e rëndësishme është që të mbyllim sezonin sa më pozitivisht, duke arritur edhe objektivat që kemi”, ka treguar Suso./albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori