Sydney, Del Piero kapiten?
Alessandro Del Piero kapiten. Votat shkojnë të gjitha për ish juventinin, tashmë sulmues i Sydney në Australi. Ambjenti i skuadrës së re të "Pinturichios" është ndezur deri në atë masë sa edhe kapiteni aktual Terry McFlynn deklaroi publikisht se është i gatshëm t’ia dorëzojë shiritin legjendës së Juventus.

Fjalët pozitive nuk i ka kursyer as Brett Emerton, sipas të cilit, Del Piero është mes lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori