Sylvie: Në Paris për një milioner, jo për Ibrën
Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë në qendër të mediave botërore, por këtë herë jo për bëmat e tij në fushëb e blertë. Sulmuesi suedez është vënë në qendër të thashethemeve nisur nga ajo që ka shkruar gazeta hollandeze "De Telegraaf".

Kjo e fundit bën me dije se ish-lojtari i Milanit duhet të ketë një flirt me Sylvie Meis Van der Vaart, ish-gruaja e mesfushorit të Hamburgut. Sipas gazetës në fjalë, dy personazhet janë takuar në fshehtësi në Paris.

Por sipas Sylvie, ajo ka qënë në Paris për tu takuar me një milioner francez, me të cilin mendohet se ka një lidhje, ndërsa Ibrahimoviç është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij Serger Helen. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori