Sylvinho ne City
Albeu.com
Mbrojtësi i majtë brazilian, Sylvinho, ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me Manchester Cityn. Klubi anglez ka zbuluar se ish-mbrojtësi 35-vjeçar i Barcelonës do të mbulojë mbrojtësin e majtë anglez, Wayne Bridge.
Ai është i fundit që arrin në City, që tashmë ka nënshkruar me Carlos Tevez, Gareth Barry, Roque Santa Cruz, Kolo Toure dhe Emmanuel Adebayor.

Klubi po ashtu ka arritur marrëveshje me Evertonin dhe pritet të nënshkruajë edhe me mbrojtësin anglez Joleon Lescott.
Shtuar më 25/08/2009, ora 00:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori