"Syrit" të "Air Albania" nuk i shpëton gjë, identifikohen shtetasit që dëmtuan dhe thyen karriget
Nëpërmjet kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë personat që kanë dëmtuar ambientet e stadiumit "Air
Albania".
Mësohet se janë shoqëruar 2 shtetas, të cilët në ndeshjet e futbollit të zhvilluara në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, Vllaznia-Apolonia (Femra) dhe Shqipëri-Francë, kanë hedhur drejt fushës shishe
plastike.
Njeri prej tyre që hodhi shishen
plastike u procedua në gjendje të lire në Prokurori, ndërsa tjetri ishte i mitur
Sipas burimeve të Policisë së Tiranës janë identifikuar edhe shtetasit që kanë dëmtuar dhe thyer karriget e stadiumit ‘Air
Albania’ në ndeshjen Shqipëri-Francë.
Shtuar më 24/11/2019,
ora 11:23