Nevil Dede u largua nga Tirana për shkak se drejtuesit e klubit mendonin ndryshe dhe ndërhynë për formacionin në ndeshjen kundër Laçit. Tashmë në kampin bardheblu do të duhet të gjejnë një
trajner të ri dhe nuk do ta kenë të lehtë.
Është e kuptueshme që edhe pasardhësi mund të vihet në kushte të njëjta si Dede në të ardhmen dhe normalisht do të mendohen mirë para se ta pranojnë ofertën. Në stadium dje ishte edhe Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21 që ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë.
Halili, i ngacmuar për Bushin si kandidaturë, u shpreh se nuk do të marrë
trajner që kanë bërë opinionistin në TV. Emra të tjerë
trajnerësh që përmenden dhe që Panorama Sport i paraqet edhe në faqen e parë të ditës së sotme, janë Bledar
Devolli dhe
Skënder Gega.
Ky i fundit,
trajner kampion me Partizanin dhe sivjet në
krye të Kukësit, ka qenë një emër i lakuar edhe në të shkuarën. E njëjta situatë edhe me Bledar Devollin, i cili aktualisht drejton Drenicën në Kosovë.
Vjet gjirokastriti ishte në
krye të Tiranës U19 dhe kur e pa që nuk po e merrnin në konsideratë për të drejtuar ekipin e parë u largua. Tani emri i tij del sërish si kandidaturë.
Devolli ishte opsion edhe për Kukësin, pas largimit të
Skënder Gegës.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 08:17