Të gjithë i dalin kundër Balotellit, edhe shokët e skuadrës
Mario Balotelli përfundon sërish në qendër të vëmëndjes, këtë herë jo për mirë por për keq. Pas një nisjeje shumë pozitive të sezonit me Nice në Francë, sulmuesi italian tashmë po përjeton një krizë të vërtetë.

Trajneri Lucien Favre e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve në 2 ndeshjet e fundit, por në drejtim të SuperMarios kanë ardhur kritika të shumta edhe nga shokët e skuadrës.

”Është më i forti por izolohet dhe mbyllet në vetvete, duhet të impenjohet më shumë në stërvitje dhe në ndeshje. Është një mëkat që ai nuk ka dëshirë të bëjë pothuajse asgjë sepse falë aftësive që zotëron mund të lërë shenjë në cdo ndeshje. Nuk flet fare me shokët e skuadrës është gjithnjë e më shumë i mbyllur", ka deklaruar shoku i skuadrës Eysseric.

Shtuar më 14/02/2017, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori