Të shtëna në Beograd, vritet lideri i tifozëve të Partizanit
Pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në Beograd është vrarë një 29 vjeçar ndërsa një person tjetër është plagosur.

Policia ka kryer një hetim dhe është në kërkim të autorit të këtij krimi, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Mediat në Beograd raportojnë se në këtë rast është vrarë lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankovic, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit, shkruan Klan Kosova.

Përveç tij, nga këto shtëna është plagosur rëndë një person tjetër, dhe siç raporton”Blic-i” serb, ai është një roje burgu me inicialet M. GJ.

Roja i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente dhe është vendosur në departamentin e reanimimit.
Shtuar më 14/10/2016, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori