Taci ofron 15 milione euro per Bolonjen
Albeu.com
Pas konfirmimeve nga te gjitha krahet se Rezart Taci eshte ne listen e bleresve potenciale te aksioneve te Bolonjes, tashme eshte zbuluar edhe shifra. Operacioni, sipas te cilit manjati shqiptar i naftes do te zoteroje 60-80 per qind te klubit te ...... Serise A, eshte rreth 15 milione euro. Familja Menarini, pronare e kuqebluve, po zhvillon prej kohesh negociata me njeriun qe ka lidhje te forta ne futbollin italian (per t’u theksuar miqesia me presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni dhe administratorin Galiani): shqiptari shihet si nje investitor qe do te nxjerre skuadren nga kriza financiare.

Taci mbeshtetet edhe nga tifozeria e Bolonjes, qe shpreson ne rilindjen e klubit. Problemet ekonomike nuk jane te panjohura te Bolonja, qe vetem ne javen e fundit te kampionatit te kaluar, arriti te siguronte mbijetesen ne eliten e futbollit pertej Adriatikut. Ne fakt, klubi ka falimentuar ne vitin 1993, vetem pak jave pasi skuadra ra per here te trete ne harkun e 11 vjeteve ne Serine C1 (Kategorine e Trete ne Itali).

Drejtuesit aktuale kishin ne dispozicion 5 milione euro per merkaton e veres, megjithate fondet shteruan shume shpejt. Pas kater blerjeve, ne arka kane mbetur vetem 2 milione euro, nderkohe qe trajneri Papadopulo kerkon blerjen e te pakten pese ose gjashte lojtareve te tjere, per te perballuar me sukses sezonin e ri.
Megjithate, marreveshja me Tacin ende nuk eshte arritur. Gazeta “Il Resto del Carlino”, pjese e “Il Sole 24 ore” shprehej skeptike rreth publikimit te mjaft detajeve nga bisedimet dypaleshe: “Historia e ndryshimit te pronesise se klubeve na meson se me sukses mbyllen vetem ato negociata, per te cilat ne fillim eshte shume e veshtire te mesosh detaje. Referencat e z. Taci jane te shkelqyera, por askush, madje as nje person i cili zoteron nje zinxhir karburantesh, qe mbulon te gjithe vendin e tij, madje edhe e rafinon naften, nuk ben blerje me symbyllur.

Nese shitesi dhe bleresi potencial nuk kane punuar ne sekret te plote, firma ne kontrate eshte e mundur, por nuk mund te shihet si pune e perfunduar”. Te Bolonja eshte zgjatur edhe hija e Luciano Moxhit, te akuzuarit kryesor ne skandalin “Calciopoli”. Tifozet jane shprehur kunder tij, pronaret kuqeblu kane mohuar cdo kontakt, por ish-drejtuesi i Juventusit shihet si rivali i vetem i biznesmenit shqiptar. Ndermjet Tacit dhe Moxhit nuk ka “mundje krahu”, per te nxjerre me te fortin: keto jane dy rruge paralele, ku afrimi i njerit personazh do te nxirrte jashte skenes tjetrin.

Vendimi i takon vetem presidentes Franceska Menarini, e cili duhet te zgjedhe ndermjet sponsorit te Gramozit, debutues ne Superiore dhe “Big Lucianos”. E para nenkupton shitjen e pjeses me te madhe te aksioneve, ndersa alternativa tjeter, qendrimin si drejtuese e vetme, e ndihmuar nga fondet e financuesve te siguruar nga Moxhi, i cili do te kete edhe rolin e keshilltarit te pronareve.

Pak dite me pare, Taci ka darkuar me Berluskonin, Galianin dhe Spinelin (presidentin e Livornos), por ai hodhi poshte dyshimet se kreret e Milanit po e ndihmonin ne negociatat per Bolonjen. (tch)
Shtuar më 20/07/2009, ora 18:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori