Taci terhiqet nga Bologna, mendon te investoje ne Milan
Albeu.com
Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi ka hedhur dritë mbi planin e tij të ardhshëm, investimin në klubin e Milanit, pas prishjes së marrëveshjes për të blerë Bolognan.Në një intervistë me Corriere dello Sport, Rezart Taçi ka zbuluar se ai nuk ka hequr dorë nga planet për të investuar në Serie A, pavarësisht dështimit për të blerë Bolognan. Ai tash dëshiron të takohet me pronarin e Milanit, Silvio Berlusconin.

“Është e vërtet se kemi biseduar një kohë të gjatë. Fakt është se interesimi i grupit tim tash ka ndryshuar. Ne po analizojmë një varg opsionesh. Sidoqoftë besojmë se do t’i bashkojmë forcat me ndonjë klub para se të fillojë kampionati italian”, ka thënë Taçi.

“Derisa Milani do të ishte një klub interesant për të investuar, nuk përjashtoj ndonjë ofertë tjetër për Bolognën. Mund të konfirmoj se është e mundshme edhe një blerje e aksioneve më të vogla në një klub të madh”, ka shtuar shqiptari.

Taçi ka raporte të mira me Milanin, pasi tashmë ka sjellë dy herë rosonerët në Shqipëri dhe po ashtu ka organizuar Milan Junior Camp.
Shtuar më 07/08/2009, ora 16:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori