Tafarel: Casillas-it i iku koha, Neuer më i miri
Ish-portieri i Brazilit beson se Iker Casillas nuk është më më i miri në botë në këtë rol dhe se koha e tij tashmë ka kaluar. Tafarel shton se portieri numër 1 në botë aktualisht mbetet gjermani i Bayern Munchen, Manuel Neuer.

Kapiteni i Real Madrid, 31-vjeçari Casillas, nuk po mund të zërë vend në formacionin bazë karshi rivalit Diego Lopez, cka ka ndodhur si nën drejtimin e trajnerit të kaluar Jose Mourinho, ashtu edhe tek trajneri i ri, Carlo Ancelotti. Ndërsa në anën tjetër, Manuel Neuer fitoi tripletën sezonin e kaluar me Bayernin dhe shfaqi një lojë të jashtëzakonshme.

"Për mua, Nojer është portjeri më i mirë në botë për momentin. Casillas nuk është më në pod. Atij i ka kaluar koha. Mënyra se si Neuer bën pritjet dhe aftësitë e tij teknike janë të jashtëzakonshme. Edhe një portier si Oliver Kahn nuk kishte një teknikë si ai. Neuer është defenitivisht më i mirë se sa ishte Kahn në kohën e tij. E kam ditur që në fillim se ai do të bëhet portieri më i miri në botë", përfundoi ish gardiani i Brazilit. /albeu.com/



Shtuar më 10/09/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori