Tagliafico piketohet nga skuadrat e mëdha Europiane

Forma e shkëlqyer që Nicolas Tagliafico po tregon me fanellën e Ajaxit, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane, shkruan Albeu.com

Për 26-vjeçarin, i cili tashmë është një nga lojtarët kyç të mbrojtjes së harkëtarëve kanë shfaqur interes Arsenali dhe Tottenhami, të cilit për sezonin e ardhshëm kërkojnë përforcime në repartin e mbrojtjes.

Gjithsesi dy ekipet angleze nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë te kartoni i argjentinasit, pasi në garë për të janë edhe dy ekipet e mëdha të Madridit, Reali dhe Atletico. Për ta lënë të lire futbollistin Ajaxi kërkon 30 milionë euro, shumë e cila mund të përballohet nga të katërta skuadrat, kështu që një “luftë” e ashpër parashikohet për të në verë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori