Taison Fury gati për ndeshjen e së shtunës: Jam stërvitur fort për Wallin
Tyson Fury këmbëngul se është stërvitur fort për ndeshjen e së shtunës kundër Otto Wallin, ngjashëm siç ishte stërvitur për ndeshjen kundër Deontay Wilder për titull të botës në kategorinë e rëndë.

Fury do të përballet me Wallin në Las Vegas të shtunën dhe beson se fitorja ndaj suedezit të pamposhtur do t’ia hapë rrugën për një ndeshje me Wilderin.

28-vjeçari Wallin i ka 20 fitore nga 20 ndeshje deri tani, por britaniku Fury mbetet favorit për të fituar sipas basteve.

"Unë nuk e nënvlerësoj askënd, do t’i respektoj të gjithë", tha Fury para ndeshjes.

"Edhe nëse luftoj kundër dikujt që i ka pasur 20 meçe dhe i ka humbur të gjitha, unë përsëri do të stërvit sikur ai i ka pasur 20 fitore radhazi me nokaut. Unë kurrë nuk dështoj në përgatitje", shtoi Fury.

"Jam stërvitur fort për këtë ndeshje, po aq fort sa për ndeshjen me Wilderin", theksoi ai.
Shtuar më 12/09/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori