Takaj: Do të qëndroj te Skënderbeu edhe pas vendimit të CAS-it
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj nuk e diskuton titullin kampion. Fitoret e njëpasnjëshme ndaj rivalëve direkt e kanë bindur presidentin se ky ekip po kalon çdo parashikim. Edhe pse vendimi i KAS-it për çështjen e trukimeve ka krijuar jo pak dyshime për Skënderbeun, mendon pikërisht kreu i klubit që të rikthejë qetësinë, jo vetëm te lojtarët, por edhe tifozët.

Ai garanton se do të qëndrojë në Korçë edhe pas vendimit të CAS-it.

“Kanë garancinë time dhe të klubit që, sido të jetë vendimi nga CAS, ekipi do të vijojë të jetë potenciali kryesor i kampionatit. Por, gjithsesi presim që CAS të vendosë drejtësi”, shprehet Takaj.

• A ndiheni më të qetë dhe më të sigurt pas asaj fitoreje në kryeqytet?

"Ne gjithmonë kemi qenë të qetë, por fitoret sigurisht që të japin më shumë sodisfaksion. Pastaj, siguria vjen prej vazhdimësisë që kemi pasur në rezultate. Ndoshta kjo ecuri i shërben më shumë ekipit dhe i jep “krahë” për të ecur në rrugën e duhur.

"Pas ndryshimeve të shumta që pësoi Skënderbeu në verë, pakkush e kishte imagjinuar një start të tillë. Jeni i kënaqur me këto dhjetë javë të para?

"Normalisht që jam i kënaqur, sidomos tani që kemi marrë vendin që na takon të kemi, në krye të klasifikimit. Ekipi është duke bërë mjaft mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Mund të them se ky ekip ka thyer çdo parashikim, por kështu është vetëm në dukje, pasi Skënderbeu i tillë ka qenë që në momentin kur është rikrijuar si klub kampion", deklaron mes tjerash presidenti i Skënderbeut.
Shtuar më 01/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori